Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Jubanit, në Shkodër, ku një i ri i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve te VeriuSot, një 25-vjeçar me inicialet L.P. dyshohet se është vetëvarur, ndërsa trupi i tij është gjetur nga familjarët. Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes është njoftuar policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë akt të rëndë.

Ndërkohë, trupi i pajetë i të riut është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.
error: Content is protected !!