🚨 Shëngjin/ Ngjarje e rëndë në bregdet: dyshohet se 4 të rinj u përfshinë nga dallgët, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe rryma të forta detare.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga deti, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën. Për fat të keq, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet për identitetet apo gjendjen e plotë të personave të tjerë.

Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe Policisë së Shtetit, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet pritet të dalin me detaje zyrtare në orët në vijim.

Share.
error: Content is protected !!