Pas konfirmimit të vazhdimit të bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini, Vllaznia ka siguruar edhe një tjetër hallkë të rëndësishme të projektit të saj për sezonet e ardhshme.

Klubi shkodran ka bërë të ditur se do të vijojë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani, duke i besuar atij një kontratë të re dyvjeçare.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Vllaznia thekson se Sinani do të jetë pjesë e projektit kuqeblu edhe për dy sezonet e ardhshme, duke garantuar vazhdimësi në drejtimin sportiv të klubit.

Me rinovimin e kontratave të Edi Martinit dhe Vioresin Sinanit, drejtuesit e Vllaznisë duket se kanë vendosur të ruajnë bazën e stafit që drejtoi ekipin gjatë sezonit të fundit, teksa tashmë pritet të nisin edhe lëvizjet në merkato për ndërtimin e skuadrës së re.

Njoftimi i klubit:

“KF Vllaznia bën të ditur gjithashtu se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Ai do të jetë pjesë e projektit tonë edhe për dy sezonet e ardhshme.”

Share.
error: Content is protected !!