Një banesë në Vermosh, në pronësi të Gjelosh V., është grabitur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Hajdutët kanë përfituar nga mungesa e familjarëve, të cilët kishin dalë për të marrë pjesë në festën tradicionale të Vuklit.

Sipas pronarit, autorët kanë kontrolluar gjithë shtëpinë në kërkim të parave dhe në fund kanë marrë disa bizhuteri me vlerë. Ngjarja u zbulua rreth orës 02:30, kur familja u kthye në banesë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa identifikimi i autorëve mbetet i vështirë për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë dhe gjurmëve në vendngjarje.

Share.
error: Content is protected !!