Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër–Dukagjin, ku një automjet tip fouristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Ngjarja ka ndodhur në segmentin Prekal–Pult, ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Sipas informacioneve paraprake, shkak dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit në një segment të amortizuar dhe me kthesa të rrezikshme.
Fatmirësisht, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit.
