Një ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike pritet të krijojë probleme te henen në qytetin e Shkodres dhe në Koplikut, duke rrezikuar pezullimin e shumë shërbimeve publike dhe private.

Sipas njoftimit të Operatori i Sistemit të Transmetimit, në datën 30 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të kryhet një remont i planifikuar në Nënstacionin Koplik 220kV, çka do të sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në disa nënstacione dhe zona të gjera.

Si pasojë, pa energji do të mbeten një sërë lagjesh dhe fshatrash në Shkodër dhe Malësi të Madhe, përfshirë zona si Kiras, Dobraç, Shtoi i Ri dhe Shtoi i Vjetër, si dhe qyteti i Koplikut dhe një pjesë e konsiderueshme e njësive përreth.

Ndërprerja pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në funksionimin e institucioneve kryesore, duke përfshirë policinë, bankat, njësitë administrative, si dhe biznese të shumta, të cilat rrezikojnë të përballen me ndërprerje të aktivitetit për disa orë.

Në listën e zonave të prekura përfshihen gjithashtu edhe pika të rëndësishme si Dogana e Hani i Hotit, stacioni i trenit, si dhe institucione të tjera shtetërore, duke rritur shqetësimin për një “ngërç” të përkohshëm në shërbimet bazë.

Operatori bën me dije se ndërhyrja është e planifikuar dhe e nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit, ndërsa u kërkon qytetarëve dhe bizneseve mirëkuptim për situatën.

Share.
error: Content is protected !!