Kryebashkiaku Benet Beci njofton banorët e Dukagjinit se ka nisur afishimi publik në kuadër të regjistrimit fillestar kadastral për disa fshatra të njësisë administrative.

Banorët e përfshirë në këtë fazë të regjistrimit mund të paraqiten pranë Njësisë Administrative Rrethina për të verifikuar të dhënat e pasurive të tyre dhe për të paraqitur kërkesa ose ankesa, të cilat do të shqyrtohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Lista e fshatrave ku ka nisur afishimi publik:

  • 2792 Nicaj-Shosh
  • 2979 Plan
  • 3853 Xhan
  • 1289 Brucaj
  • 1264 Brashtë
  • 1000 Abat
  • 1714 Gimaj
  • 1769 Gjuraj-Boks

Banorët duhet të paraqiten me dokumentet e nevojshme:

  • AMTP ose kërkesë sipas ligjit nr. 20/2020
  • Çertifikata e përbërjes familjare (01.08.1991)

Kryebashkiaku njofton gjithashtu se procesi po vijon dhe në ditët në vijim do të kryhet afishimi publik edhe për fshatrat Pecaj, Lekaj, Nënmavriq, Lotaj, Vuksanaj, Pepsumaj dhe Ndrejaj.


Statusi i plotë i kryebashkiakut Benet Beci:

Mirëmëngjes,
Me këto të dhëna të rëndësishme për banorët e Dukagjinit, ju informoj se ka nisur afishimi publik në kuadër të regjistrimit fillestar kadastral për këto fshatra:
• 2792 Nicaj-Shosh
• 2979 Plan
• 3853 Xhan
• 1289 Brucaj
• 1264 Brashtë
• 1000 Abat
• 1714 Gimaj
• 1769 Gjuraj-Boks
Ftohen të gjithë banorët që kanë kryer matjet e pronave me specialistët e ASHK-së të paraqiten pranë Njësisë Administrative Rrethina, për të verifikuar të dhënat e regjistrimit të pasurive.
Gjatë periudhës së afishimit publik, çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë kërkesa apo ankesa, të cilat do të shqyrtohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), duke kthyer përgjigje zyrtare për secilin rast.
Lutemi të paraqiteni pranë grupeve të punës me dokumentet që dispononi:
• AMTP apo kërkesa sipas ligjit nr. 20/2020
• Çertifikata e përbërjes familjare (01.08.1991)
Gjithashtu, ASHK po punon për përfundimin e procesit edhe për fshatrat e tjerë dhe në ditët në vijim do të kryhet afishimi publik edhe për: Pecaj, Lekaj, Nënmavriq, Lotaj, Vuksanaj, Pepsumaj dhe Ndrejaj.

Share.
error: Content is protected !!