Sot banorët e zonës së Rrjollit janë rikthyer në rrugë, duke protestuar sërish kundër resortit që prej kohësh kundërshtojnë. Në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë protestës kanë ndodhur përplasje me policinë, ku disa protestues janë arrestuar. Banorët kanë publikuar një foto të një prej pjesëmarrësve, i cili është dëmtuar në shpinë gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit. Foton e ka publikuar Artion Bajramaj i cili shkruan:

Sot Policia e Shtetit ra në një nga pikat e saj më të ulëta!

Ushtruan dhunë kafshërore ndaj protestuesve paqësor në Rrjoll!

Mesa duket, ministri i rendit dhe drejtorat e policisë e kanë ndarë mendjen të përdoren për interesa të pak pushtetarëve dhe oligarkëve.

Shteti bëhet i fortë me popullin kur kërkon ta vjedhi, por mbush mbathjet kur përballet me krimin!

Foto e një prej protestuesve paqësor sot që u dhunua në mënyrë të padrejtë.

Vet jam shoqëruar në mënyrë të dhunshme edhe pse nuk kam patur sjellje 100% të rregullt sipas ligjeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!

Kjo dhunë nuk na bën të dorëzohemi, do jemi aty sërisht në protestat e rradhës derisa të bëhet drejtësi për Rrjollin!

A.B

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vijojnë rezistencën

Share.
error: Content is protected !!