Një lajm i mirë vjen nga gjimnazi Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër, ku një nxënëse e këtij institucioni arsimor do të përfaqësojë Shqipërinë në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës.

Nxënësja Erola Mati, nga Shkodra, është përzgjedhur për të marrë pjesë në European Girls’ Mathematical Olympiad 2026, ku do të përfaqësojë Shqipëria përballë talenteve të reja nga vende të ndryshme të botës.

Përzgjedhja e saj vjen pas rezultateve të shkëlqyera në olimpiadat e matematikës dhe në testin kombëtar përzgjedhës, duke konfirmuar talentin dhe përkushtimin e saj në këtë fushë. Olimpiada Europiane e Matematikës për Vajza konsiderohet një nga kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare për nxënëset, duke synuar të nxisë interesin për matematikën dhe të zbulojë talente të reja.

European Girls’ Mathematical Olympiad është një kompeticion ndërkombëtar i matematikës për nxënëse të shkollave të mesme, i organizuar çdo vit që nga viti 2012 dhe që mbledh pjesëmarrëse nga më shumë se 50 vende të botës. Çdo shtet përfaqësohet zakonisht nga një ekip me deri në katër nxënëse, të cilat garojnë individualisht duke zgjidhur probleme të avancuara matematike gjatë dy ditëve të testimit. 

Qëllimi i kësaj olimpiade është të nxisë interesin e vajzave për matematikën dhe shkencat ekzakte, si dhe të zbulojë talente të reja që mund të përfaqësojnë vendet e tyre në arenën ndërkombëtare. 

Për Erolën, pjesëmarrja në këtë olimpiadë është një mundësi e madhe për të sfiduar veten, për të fituar eksperiencë në një nivel të lartë dhe për të ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe të Shkodrës në një garë prestigjioze ndërkombëtare

https://www.facebook.com/share/p/1GV1erg3kG/?mibextid=wwXIfr

Share.
error: Content is protected !!