Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e vetëflijimit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila ndodhi në Tiranë më 9 mars.

Letra e lamtumirës

Para se të ndërmerrte aktin ekstrem, Xhuana Nikollaj i lajmëroi familjen me një letër të shkurtër:

“Nuk duroj dot më! Më vjen keq që iu kam mërzitur, por më besoni që nuk iu kam koritur kurrë. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua!”

Situata dhe ndihma e familjes

25-vjeçarja kishte jetuar së fundmi në Tiranë me një shoqe, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi. Familja e Nikollajt e kishte mbështetur vazhdimisht dhe kishte ndihmuar Xhuanën për të përballuar jetesën dhe punën e saj të re, pasi ishte diplomuar për drejtësi.

Sipas familjarëve, Xhuana nuk kishte shtatzënë dhe deri në takimin me Fizin në Tiranë ishte mjaft e lumtur. Problemet kishin të bënin kryesisht me ndërhyrjet e familjes së ish-bashkëshortit.

Ngjarja e 9 marsit

Më 9 mars, ish-bashkëshorti i saj ka shkuar pranë pallatit ku Xhuana jetonte. Xhuana dhe shoqja e saj zbresin bashkë dhe dyshohet se gjatë kësaj kohe, 25-vjeçarja është dhunuar nga Eraldo Fizi.

Pas kthimit në banesë rreth orës 3 të mëngjesit, Xhuana konsumoi fostoksinë dhe shkroi letrën e lamtumirës për familjen e saj. Ajo telefonoi edhe motrën që jetonte në Angli, duke njoftuar për aktin ekstrem.

Reagimi dhe hetimet

Shoqja dhe pronari i banesës njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë. Hetuesit po shqyrtojnë mënyrën se si Xhuana siguroi fostoksinën dhe po hetojnë dyshimet mbi ish-bashkëshortin, i cili ndodhet në arrati.

Autoritetet theksojnë se Xhuana Nikollaj nuk vuante nga depresioni dhe nuk ishte trajtuar asnjëherë mjekësisht për probleme të tilla

Share.
error: Content is protected !!