Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultatin 72:76, në ndeshjen e fundit të fazës në grup të Liga Unike.

Skuadra shkodrane zhvilloi një paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë takimit, duke ruajtur avantazhin në momentet vendimtare dhe duke menaxhuar me kujdes epërsinë ndaj vendasve. Ndeshja u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe intensitet i lartë, me Yllin që tentoi rikthimin, por pa arritur të përmbysë rezultatin.

Kjo fitore përmbyll me sukses fazën e grupeve për Vllazninë, e cila tashmë synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në fazat e tjera të kompeticionit.

Share.
error: Content is protected !!