Turisti nga Mongolia humb pasaportën në Pukë, apel për ndihmë nga qytetarët

Një turist i huaj, i cili po udhëton me biçikletë në veri të Shqipërisë, ka humbur pasaportën dhe sendet personale në zonën e Pukës.

Bëhet fjalë për Nyam, një udhëtar nga Mongolia, i cili tregon se ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, më 18 mars, në afërsi të Gomsiqes. Sipas tij, ai ka humbur një xhaketë ngjyrë gri, brenda së cilës ndodheshin pasaporta mongoleze (me ngjyrë të kuqe) dhe portofoli.

Turisti ka bërë apel publik për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund t’i ketë gjetur dokumentet, t’ia kthejë ato sa më parë.

“Ju lutem më ndihmoni të gjej pasaportën time”, shprehet ai në mesazhin e tij, duke falënderuar paraprakisht këdo që mund të japë kontribut.

Kushdo që ka informacion ose i ka gjetur sendet, lutet të ndihmojë në kthimin e tyre, pasi bëhet fjalë për dokumente të rëndësishme për udhëtimin e tij.

Share.
error: Content is protected !!