Një punonjës rreth 50 vjeç i një kompanie celulare, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në antenat e Midës në Pukë dhe është dërguar nga ekipet e Urgjencës Kombëtare drejt spitalit të Traumës në Tiranë, me helikopter.

Referuar njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje (tek antenat në zonën e Midës).

Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë.

Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore dhe siç shihet nga pamjet, në gjendje të rënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Share.
error: Content is protected !!