Shkodër, policia gjen dhe dorëzon celularin e humbur tek pronarja

Një gjest qytetar dhe përkushtim në detyrë është regjistruar gjatë ditës së sotme në Shkodër, ku punonjësit e Qarkullimit Rrugor kanë gjetur një celular të humbur në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Gjatë patrullimit të zakonshëm, efektivët kanë konstatuar pajisjen dhe menjëherë kanë nisur verifikimet, duke bërë të mundur identifikimin e pronares. Në përfundim të veprimeve, celulari i është dorëzuar asaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vlerëson këtë veprim, duke theksuar se raste të tilla pasqyrojnë korrektësinë dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve.

Share.
error: Content is protected !!