Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri vijon të jetë më e moderuar në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Theksoi se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve mbi ekonominë dhe jetën e qytetarëve.

Sipas kreut të qeverisë, ndërhyrjet janë fokusuar në ruajtjen e stabilitetit të tregut vendas, si dhe në garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm me energji. Ai shtoi se situata globale e tregjeve të energjisë ka ndikuar në çmimet, por Shqipëria ka arritur të mbajë një balancë më të favorshme falë politikave të ndjekura.

Edi Rama nënvizoi gjithashtu se prioritet mbetet mbrojtja e konsumatorëve dhe bizneseve nga luhatjet e forta të tregjeve ndërkombëtare, duke garantuar njëkohësisht funksionimin normal të sektorit energjetik në vend.

Share.
error: Content is protected !!