Operatori i shpërndarjes së energjisë ka njoftuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa zona të qarkut Shkodër gjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit, në kuadër të punimeve për lidhjen e traktit të linjës 110 kV Bushat 2 – Velipojë, më 22 prill 2026, në intervalin kohor 09:00 – 11:00 do të kryhet stakimi dhe tokëzimi i zbarave 110 kV në nënstacionin Bushat 2.

Për pasojë, gjatë këtij orari do të mbeten pa energji elektrike këto zona:
📍 Bushat
📍 Ashtë
📍 Kosmaç
📍 Rranxa
📍 Trush i Poshtëm
📍 Pjesërisht Velipojë

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të marrin masat e nevojshme për këtë ndërprerje të përkohshme.

Share.
error: Content is protected !!