Banorët e Mjedës vendosin kamera dhe paralajmërojnë padi ndaj ndotësve
Pas hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave në rrugë dhe përgjatë kanaleve vaditëse, banorët e Mjedës kanë marrë masa konkrete duke instaluar kamera survejimi për të frenuar ndotjen e mjedisit.
Gjatë ditës së sotme janë vendosur kamera në disa zona problematike, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e çdo rasti të hedhjes së mbeturinave jashtë koshave.
Banorët paralajmërojnë se çdo shkelës do të regjistrohet përmes kamerave dhe, përveç gjobave sipas ligjit, do të përballet edhe me padi ligjore nga vetë komuniteti.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.
“Gjatë ditës së sotme janë vendosur kamera survejimi nëpër Mjedë. Kujdes! Kushdo që hedh mbeturina jashtë koshave do të identifikohet, dokumentohet dhe ndaj tij do të ngrihet padi, përveç gjobave sipas ligjeve në fuqi. Ju lutemi të mbani pastër mjedisin tonë të përbashkët. Mjeda është e jona dhe e fëmijëve tanë”, thuhet në reagimin e banorëve.




