Ujësjellës Kanalizime Shkodër njofton se ditën e sotme është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në zonën Oblikë Qendër, si dhe në pallatet përreth, në Njësinë Administrative Ana e Malit.
Sipas njoftimit zyrtar, shkak i ndërprerjes janë reshjet e fundit dhe prania e ujit në nivel të lartë në Stacionin nr. 1, çka ka bërë të pamundur vijimin normal të furnizimit.
UK Shkodër bën me dije se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë sapo të ulet niveli i ujit në stacion, ndërsa grupet e terrenit ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
