Në anën e majtë të kishës Françeskane Shkoder, veç 30 metra larg bukurive të pjacës e lokaleve të luksit, gjendet nji ambient i vogël e modest që ban nji punë të madhe. Ushqen njerëzit ma të vorfen të qytetit tonë.

Asht pikërisht mensa “Buka e Shna Ndout” e cila nën kujdesin e Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” gatuan çdo ditë vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë, pa dallim besimi, ngjyre e rrace. Çdo ditë aty shërbehet me përkujdesje, respekt e devotshmëri mbasi çdo vakt për të uritunin vjen si nji bekim prej Zotit, si nji thirrje shpreset që thotë me za hyjnor “Ti nuk je vetëm! Ti je biri jem që unë e du fort e mbroj dhe e ushqej me dashninë teme!

Personalisht vlerësoj misionarët e kësaj strehe vorfnore të cilët me punën e tyne humane na japin shembullin ma të mirë të dashnisë së Zotit për nevojtarin e të njeriut për njeriun.

Gjej rastin me u ba nji ftesë publike organeve ma të larta të besimeve fetare, Bashkisë Shkoder e çdo kujt që ka mundësi të ndjekin shembullin e Provincës Françeskane, të hapin qendra të tilla e tu japin ndihmë atyne që u nevojitet! Humanizmi nuk të vorfon por të pasunon shpirtin!!

David Boseta

Share.
error: Content is protected !!