Departamenti i Garave në FSHF ka publikuar kalendarin e ndeshjeve të fazës “Final 4” të edicionit 2025-2026 të Abissnet Superiore, ku do të përcaktohet kampioni i këtij sezoni, si dhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” gjatë periudhës 16–31 maj 2026, duke garantuar organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit.
Sipas rregullores, katër skuadrat e para në përfundim të fazës së rregullt sigurojnë pjesëmarrjen në “Final 4”. Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë si bazë vlerën më të ulët, dhe gjithsej do të zhvillohen 6 ndeshje:
Kalendar i ndeshjeve:
- Vendi 1 vs Vendi 4 – 16.05.2026, ora 19:00
- Vendi 2 vs Vendi 3 – 17.05.2026, ora 19:00
- Vendi 1 vs Vendi 3 – 23.05.2026, ora 19:00
- Vendi 2 vs Vendi 4 – 24.05.2026, ora 19:00
- Vendi 3 vs Vendi 4 – 29.05.2026, ora 19:00
- Vendi 1 vs Vendi 2 – 31.05.2026, ora 19:00
Si shpallet fituesi në rast barazimi pikësh
Nëse dy ose më shumë ekipe përfundojnë me të njëjtat pikë në fazën “Final 4”, renditja do të përcaktohet sipas rregullave zyrtare:
- Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4
- Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4
- Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4)
