Policia Vendore e Shkodrës ka zbardhur dy vjedhjet e automjeteve në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, duke arrestuar autorët dhe sekuestruar automjetet e vjedhura, armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Në pranga ka përfunduar Migen Gjelaj, 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se e kishte vjedhur më 15 mars 2026 në Selcë. Hetimet e mëtejshme treguan se 22-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i një tjetër vjedhjeje të ndodhur më 3 gusht 2025 në të njëjtin fshat. Ky automjet u gjet i parkuar përpara banesës së tij dhe u sekuestrua si provë materiale.

Gjatë kontrollit të banesës së të afërmve të tij, policia arrestoi edhe dy xhaxhallarët e tij: Bedri Gjelaj, 39 vjeç, dhe Elvin Gjelaj, 35 vjeç. Në ambientet e banesës së tyre u gjetën dhe u sekuestruan:

  • 2 armë gjahu pa leje
  • 1 kilogram e 150 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kanabis

Të tre shtetasit janë vënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar dy automjetet e vjedhura, armët dhe lënda narkotike. Hetimet e policisë vazhdojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre.

Share.
error: Content is protected !!