Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur me sukses Akademinë e 6-të të Arbitrimit, me ceremoninë e diplomimit të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në këtë edicion u diplomuan gjithsej 70 arbitra të rinj, të cilët përfunduan me sukses programin e formimit dhe trajnimit për gjyqtarë futbolli. Një pjesë e konsiderueshme e të diplomuarve ishin vajza, duke reflektuar rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në këtë profesion.
Nga radhët e Kolegjiumit të Arbitrave Shkodër u diplomuan arbitrat e rinj: Klea Salaj, Esmerin Kukaj, Besart Meti, Emil Jerina, Fraviol Ndreka, Ledjon Hasandocaj, Unejs Dyli dhe Drivi Sheqi, të cilët tashmë i bashkohen zyrtarisht trupës së arbitrave të licencuar në Shqipëri.
Ky edicion u vlerësua si një nga më të suksesshmit deri më tani, si për numrin e lartë të pjesëmarrësve, ashtu edhe për interesin në rritje ndaj arbitrimit si profesion.
Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm edhe Presidenti i Armand Duka, i cili përgëzoi të rinjtë për arritjen dhe theksoi rëndësinë e investimit në formimin e arbitrave të rinj si pjesë e zhvillimit të futbollit shqiptar.
FSHF vlerëson se ky program po kontribuon në rritjen e standardeve të arbitrimit dhe në krijimin e një brezi të ri profesionistësh në futboll.
