Takim në Shkodër për rendin dhe sigurinë, diskutohet situata kriminale në qark

Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një takim në Policine e Shtetit në Shkodër, me drejtuesit kryesorë të strukturave vendore të rendit dhe sigurisë.

Gjatë takimit është diskutuar gjerësisht mbi situatën kriminale në qark, si dhe mbi treguesit e rendit dhe sigurisë publike në zonë. Fokus i veçantë i diskutimeve ka qenë analiza e problematikave aktuale dhe forcimi i masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Po ashtu, në takim është theksuar nevoja për rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes strukturave policore në terren, me qëllim përmirësimin e efikasitetit në reagimin ndaj situatave dhe garantimin e rendit publik.

Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të drejtuesve të lartë të policisë për monitorimin e situatës në qarqe dhe rritjen e performancës së strukturave vendore.

Share.
error: Content is protected !!