Është zbardhur identiteti i personit që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, banues në Shkodër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:10 në unazën perëndimore të qytetit, ku automjeti me drejtues shtetasin A. G. përplasi fillimisht një tjetër automjet me drejtues shtetasin F. L., dhe më pas goditi edhe shtetasin që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari që lëvizte me biçikletë humbi jetën në vendngjarje, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve mbetën të dëmtuar lehtë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share.
error: Content is protected !!