Wednesday, September 9

Dy të rinj të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pas kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin e personave të kërkuar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe ndaluar Arjon Beqirin, 28 vjeç, banues në Shkodër, dhe Samuel Bercajn, 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.

Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, pasi dyshohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Sipas Policisë, ngjarja lidhet me një operacion të zhvilluar në muajin janar 2026, të koduar “Neonët 5”. Në kuadër të këtij operacioni, dy të arrestuarit dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin përshtatur dy ambiente banimi në fshatin Barbullush, duke i shndërruar në ambiente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet përdorimit të llambave.

Pas arrestimit të dy shtetasve, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

Share.
error: Content is protected !!