Është bërë publike lista zyrtare e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme artistike për talentet e reja në vend.

Pas thirrjes së hapur për aplikime, e shpallur më 28 janar 2026, juria ka përzgjedhur 30 këngë që do të garojnë në këtë edicion, duke premtuar emocione, kreativitet dhe një atmosferë festive plot muzikë të bukur për fëmijë.

Lista e këngëve të kualifikuara përfshin emra të njohur kompozitorësh, si dhe talente të reja që do të interpretojnë në skenë. Bie ne sy pjesemarrja si kompozitor e emrave te medhenj si Alfred Kacinari, Kol Susaj, Frederik Ndoci, Zef Coba etj etj

Organizatorët bëjnë me dije se kompozitorët e këngëve të përzgjedhura duhet të dorëzojnë materialet teknike (stems-at e këngëve të ndara sipas kanaleve) brenda datës 27 mars 2026, në adresën zyrtare të festivalit.

Edicioni i 64-t i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë pritet të jetë një festë e vërtetë për artin dhe fëmijët, duke rikthyer në qendër të vëmendjes muzikën cilësore dhe talentin e brezit të ri.

Share.
error: Content is protected !!