Shkodër – Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar banorët e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Pult për hapjen e afishimit publik të tokave, pas përfundimit të matjeve fillestare në terren gjatë vitit të kaluar.
Banorët mund të verifikojnë kufijtë e tokave pranë zyrës së njësisë administrative Rrethina, në Stom Golem. Deputetja Koçeku thekson se regjistrimi përfundimtar dhe dokumentacioni i pronave është prioriteti kryesor i saj dhe bashkëpunëtorëve, duke theksuar se procesi është themeli i zhvillimit për këto zona.
Për çdo pyetje apo sqarim, qytetarët mund të kontaktojnë administratorët e njësive Shalë, Shosh dhe Pult, ose të paraqiten direkt në zyrën e njësisë në Stom Golem.
Statusi i plotë i deputetes Marjana Koçeku:
Për të tanë banorët e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Pult – në vazhdim të matjeve fillestare të tokave që u banë në terren gjatë vitit të kaluem, sapo asht hap afishimi publik, ku mund të verifikoni kufijtë e tokës afër zyrës së njësisë administrative Rrethina, në Stom Golem.
Regjistrimi përfundimtar dhe dokumentacioni i tokave dhe i pronave mbetet prioriteti ma i randësishëm për mu dhe kolegët e mi. Pikërisht aty nis zhvillimi për zonat tona!
Për çdo pyetje, mund të lidheni me administratorët e zonave Shalë, Shosh dhe Pult ose të paraqiteni tek zyra e njësisë në Stom Golem.
