Wednesday, September 9

Një 47-vjeçar është dëmtuar rëndë pas një aksidenti të ndodhur sot në fshatin Shosh të Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet T. Zojza ishte duke prerë dru në një zonë pyjore, kur dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Deklarata e policise:
Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., 47 vjeç, teksa po priste dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë është dëmtuar rëndë. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.
error: Content is protected !!