Aktiviteti solli në vëmendje pasurinë e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe materiale

Lezha është kthyer në një pikëtakim të vlerave kulturore të veriut të vendit, përmes organizimit të panairit “Mençuria Popullore”. Aktiviteti, i zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, solli në vëmendje pasurinë e trashëgimisë sonë shpirtërore dhe materiale. Përmes këtij organizimi, synohet që tradita të mos mbetet vetëm pjesë e së shkuarës, por të vijojë të jetojë tek brezat e rinj përmes edukimit dhe përfshirjes aktive në shkolla.

Një nga rezultatet konkrete të këtij angazhimi është përgatitja nga 10 zyrat arsimore të qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës e një libri që prezanton këto tradita. Në këto materiale janë përmbledhur vlera të veçanta të traditës dhe kulturave lokale, duke shërbyer si një burim i rëndësishëm për edukimin e nxënësve dhe forcimin e lidhjes së tyre me rrënjët kulturore.

Share.
error: Content is protected !!