Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje të hapur qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të 8 majit. Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se shqiptarët nuk duhet të bien pre e propagandës anti-opozitare, duke i ftuar të angazhohen aktivisht në mbrojtje të interesave të opozitës.
Ai gjithashtu nënvizoi se zgjedhja e drejtuesit të Partisë Demokratike është një proces që i takon vetëm anëtarësisë dhe nuk duhet të influencohet nga faktorë të jashtëm.
