Jetesa për Martin Markvukaj në fshatin Zagorë të Malësisë së Madhe mbetet e vështirë, pavarësisht vendimit të tij për t’u rikthyer nga emigrimi dhe për të investuar në vendin e tij. Ai tregon se has në një sërë problematikash, duke nisur nga mungesa e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm, deri te mungesa e subvencioneve për fermerët.

Sipas tij, situata bëhet edhe më zhgënjyese kur mendon se ka investuar kursimet e një jete, pa marrë mbështetjen e duhur. Markvukaj thekson se ndihma nga shteti për bujqësinë është shumë e kufizuar dhe jo në nivelin e nevojshëm.

Ai shpreh gjithashtu shqetësimin për mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve të naftës, duke pretenduar se ato nuk shkojnë te fermerët që kanë më shumë nevojë, por shpesh përfitojnë persona të lidhur politikisht, gjë që ai e cilëson të padrejtë.

Në fund, Martin Markvukaj bën apel për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga institucionet shtetërore, duke kërkuar që zona e Malësisë së Madhe të mos lihet në harresë dhe fermerët të kenë mundësi reale për të zhvilluar aktivitetin e tyre

Share.
error: Content is protected !!