Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Shpallen në kërkim 3 shtetas


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Laç. Policia njoftoi se rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre njoftoi policia.
Ndërkohë, grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe punoi për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Share.
error: Content is protected !!