Kabina elektrike në fshatin Zagorë, në bashkinë Malësi e Madhe, ndodhet prej vitesh në një gjendje të amortizuar dhe pa asnjë standard sigurie. Kjo situatë përbën një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e banorëve të zonës.

Përveç mungesës së kushteve të sigurisë, banorët përballen edhe me probleme të vazhdueshme në furnizimin me energji elektrike. Ata shprehen të shqetësuar, pasi sipas tyre, kjo kabinë ka shkaktuar edhe një rast fatal, ku një banor ka humbur jetën.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të rehabilituar kabinën dhe për të garantuar sigurinë dhe furnizimin normal me energji elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=xcnOuIrlzO4

Share.
error: Content is protected !!