Një skandal i rëndë dhe shqetësues për sigurinë ushqimore është zbuluar në Shkodër, ku persona të arrestuar më herët për prodhim të kundërligjshëm ushqimesh, janë kapur sërish pas 8 vitesh duke ushtruar të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Produkti”, dhe ben me dije se jane vënë në pranga shtetasit Gëzim Bala, 67 vjeç, Elis Bala, 33 vjeç (babë e bir) të cilët dyshohet se prodhonin dhe tregtonin produkte ushqimore , të pamiratuara dhe në kushte skandaloze higjieno-sanitare.

Sipas hetimeve, këta shtetas ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur etiketa dhe stampa për produkte të ndryshme ushqimore, të cilat më pas hidheshin në treg, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve. Gjatë kontrollit, autoritetet bllokuan aktivitetin dhe sekuestruan prova materiale, përfshirë etiketa për 8 produkte dhe pajisje të tjera.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë rast është fakti se të njëjtët persona kanë qenë të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale edhe në vitin 2018. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shkodrës, në atë kohë Gëzim Bala dhe Elis Bala u hetuan dhe u dërguan në gjykatë pikërisht për prodhim të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.

Sot, pas 8 vitesh, ata kapen sërish për të njëjtën vepër penale. Ky fakt ngre një pyetje të fortë dhe të drejtpërdrejtë: si është e mundur që persona të përfshirë në një aktivitet kaq të rrezikshëm për shëndetin publik, rikthehen dhe operojnë lirshëm në treg?

Ky rast hedh hije të forta dyshimi mbi funksionimin e institucioneve, kontrollin e tregut dhe zbatimin e ligjit. Kur raste të tilla përsëriten, nuk bëhet më fjalë për incidente të izoluara, por për një problem serioz sistemik, ku dështimi për të ndëshkuar dhe parandaluar rikthimin në krim rrezikon drejtpërdrejt qytetarët.

Në një kohë kur siguria ushqimore duhet të jetë prioritet absolut, raste të tilla tregojnë se konsumatorët jane të ekspozuar ndaj produkteve të rrezikshme, pa asnjë garanci për cilësinë dhe origjinën e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për një sërë veprash penale, ndërsa policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë.

NJOFTIMI I PROKURORISE SHKODER NE VITIN 2018

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër përfundoi hetimn dhe dërgoi në gjykatë çështjen në ngarkim të disa shtetasve të akuzuar për veprën penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, parashikuar nga neni 288/a/2 të K.Penal si dhe po zhvillon hetime për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Prokurori Astrit Halilaj hetoi dhe ngarkoi me akuza të veprave penale shtetasit:

-Gëzim Bala, i datëlindjes 28.05.1958 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;

-Elis Bala, i datëlindjes 19.05.1992 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;

-Hydajete Elbasani, e datëlindjes 03.07.1958 në Shkodër dhe banuese në lagjen “Partizani”;

U shpall në kërkim më datë 28.03.2018, shtetasi Dritan Brahim Hoxha, i datëlindjes 14.10.1973 lindur dhe banues në Shkodër, inxhinier merceolog në subjektin “Kampion” shpk. Prokurori Halilaj kerkoi të caktohet masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

1-Gëzim Bala;

2-Dritan Hoxha (në mungesë);

-IV- Të caktohet masa e sigurimit përsonal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim;

1-Elis Bala;

2-Hydajete Elbasani;

Për vepren penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, nga neni 288/a/2 të K.Penal, ndaj shtetasve;

Masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues“Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

1-Abdyl Bajraktari;

2-Adnand Gradeci;

Për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të KP.

Share.
error: Content is protected !!