Në kuadër të fushatës së rekrutimit në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Në sheshin “Nënë Tereza” në Vau i Dejës është zhvilluar këtë të enjte aktiviteti “Ditë e Hapur”, në kuadër të fushatës së rekrutimit në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe qytetarë të shumtë, ndërsa aktiviteti synonte informimin dhe afrimin e të rinjve me mundësitë që ofron ushtria. Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në Forcat e Armatosura, duke e cilësuar atë si një mundësi për zhvillim profesional, disiplinë dhe kontribut ndaj vendit.

Share.
error: Content is protected !!