Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” kanë nisur përgatitjet për edicionin e 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, një nga traditat më të bukura artistike që e identifikon Shkodrën si qytet të artit dhe kulturës. Pas përzgjedhjes së 30 këngëve që do të ngjiten në skenë, kori i fëmijëve dhe stafi i përkushtuar i festivalit kanë nisur provat intensive për të sjellë një spektakël dinjitoz, plot emocion dhe krijimtari…

Orjeta KELAJ – Drejtore e QKF “Kujtim Alija”
Edhe këtë vit, në skenën e festivalit do të performojnë fëmijë nga mbarë trevat shqipfolëse, duke e kthyer këtë aktivitet në një hapësirë bashkimi përmes muzikës dhe artit. Edicioni i 64-t pritet të sjellë edhe elementë të rinj artistikë, duke e pasuruar më tej këtë traditë të çmuar…

Ermir ZOGA – Dirigjent
Shkodra vijon të mbetet shtëpia e talentit dhe e brezave që rriten me dashurinë për muzikën dhe kulturën, duke e ruajtur këtë festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike për fëmijët në hapësirën shqiptare.

Share.
error: Content is protected !!