Policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion kundër narkotikëve, të koduar “Kosani”, duke vënë në pranga një 41-vjeçar të dyshuar për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, operacioni u zhvillua pas disa javësh hetime proaktive nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokuroria e Shkodrës.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi Astrit Shekaj, 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Gjatë kontrollit në një banesë të vjetër në pronësi të tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet me targa të huaja dhe dy motobarka, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për trafikimin e lëndës narkotike.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
