Shfaqja trajton ndikimin afatgjatë të abuzimit
“Pesë fytyrat e heshtjes” titullohej shfaqja që erdhi në teatrin “Migjeni” me regji të Ilir Bokshi, duke rikthyer formatin e veçantë skenik, ku publiku ishte i vendosur në të njëjtën platformë me aktorët. Drama rrëfen historinë e një familje që jeton nën kontrollin dhe dhunën e Billit, një figurë dominuese që abuzon me bashkëshorten e tij Merin dhe dy vajzat e tyre. Në thelb të saj, shfaqja trajton ndikimin afatgjatë të abuzimit, duke treguar se si ai vazhdon të ndikojë jetën e viktimave edhe kur abuzuesi nuk është fizikisht i pranishëm.
Interpretojnë:
Adrian Morina
Albulena Bokshi
Ina Morinaj
Uratë Shabani
Nikolin Ferketa
Fritz Selmani
“Pesë fytyrat e heshtjes” do të vijojë të shfaqet edhe me 22 mars në orën 19:00.

Share.
error: Content is protected !!