I vuri flakën mjeteve në gurore në Malin e Kolajt, ndërhyjnë zjarrfikësit – arrestohet 43-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Mali Kolaj, ku një shtetas është arrestuar nga Policia e Shkodrës për djegie dhe vjedhje në një subjekt privat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin S. Th., 43 vjeç, banues në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se i ka vënë flakën dy pajisjeve të punës në një gurore, në pronësi të shtetasit L. M., 50 vjeç, si dhe ka vjedhur disa pajisje të tjera.

Për shkak të përmasave të zjarrit, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë veprim, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share.
error: Content is protected !!