Në Shkodër u mbajt konferenca “Balkan Cybersecurity Days 2026”, ku ekspertë të fushës dhe përfaqësues institucionalë ngritën shqetësimin për rritjen e kërcënimeve kibernetike në rajon.
Gjatë diskutimeve, u theksua domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit, si dhe investimet në sigurinë digjitale për të përballuar sfidat në rritje.
