Edhe pse u trajtua si një ndër problematikat më serioze të qytetit që në vitin 2024, çështja e kabllove të çrregullta të internetit në Shkodra duket se ende nuk ka gjetur zgjidhje.

Pas më shumë se dy vitesh, kryetari i bashkisë, Benet Beci, ka zhvilluar sërish një takim me përfaqësues të kompanive të internetit, duke rikthyer në vëmendje të njëjtin problem që vijon të jetë i dukshëm në shumë zona të qytetit.

Në reagimin e tij të fundit, Beci thekson se janë marrë angazhime për ndërhyrje dhe zgjidhje të shpejta, duke e konsideruar të domosdoshëm eliminimin e “kaosit vizual” të krijuar nga kabllot ajrore mbi rrugë dhe fasada pallatesh. Statusi dhe takimi i sotem:

Por kjo situatë ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e angazhimeve të mëparshme. Më 28 shkurt 2024, vetë kryebashkiaku pas nje takimi ne zyren e tij, qe e publikoi ne faqen zyrtare, kishte deklaruar se ishte rënë dakord për një plan konkret ndërhyrjeje për zgjidhjen e këtij problemi, të cilin e cilësonte si një “gangrenë” për qytetin dhe një rrezik për qytetarët.

Në atë kohë, premtohej asistencë për kompanitë dhe ndërhyrje të koordinuara për sistemimin e rrjeteve, por dy vite më pas, realiteti në terren duket se nuk ka ndryshuar ndjeshëm.

Foto nga takimi ne 2024 dhe postimi i kryebashkiakut:

Kabllot e çrregullta vijojnë të jenë të pranishme në hapësirat publike, duke dëmtuar estetikën urbane dhe duke krijuar shqetësime për sigurinë.

Rikthimi i kësaj çështjeje në tryezë pas dy vitesh, tregon se problemi mbetet ende i pazgjidhur, ndërsa qytetarët presin që këtë herë premtimet të shoqërohen me rezultate konkrete në terren.

Share.
error: Content is protected !!