Një konflikt mes dy vëllezërve në fshatin Naraç të Vau i Dejësit ka përfunduar me procedim penal nga policia.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariatit të policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit F. P., 55 vjeç, banues në Naraç.

Procedimi nisi pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij, shtetasi M. P., 45 vjeç, i cili pretendon se 55-vjeçari i ka hequr bravat e derës së një banese të lënë nga prindërit e tyre dhe ka vendosur brava të tjera. Sipas kallëzuesit, gjatë konfliktit mes tyre, vëllai ka tentuar edhe të ushtrojë dhunë ndaj tij.

Dyshohet se në qendër të konfliktit mes dy vëllezërve është pikërisht çështja e pronësisë dhe përdorimit të banesës së trashëguar nga prindërit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet sqarimi i plotë i rrethanave të këtij konflikti familjar.

Share.
error: Content is protected !!