Në Shkodër u zhvillua një sesion informues për gratë sipërmarrëse mbi mundësitë e financimit për bizneset e tyre, në kuadër të projektit “Women Microenterprise Development in the Cross-Border Area”. Takimi u organizua në Qendrën Rinore ARKA, ku pjesëmarrëset diskutuan hollësisht mbi mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe kriteret për përzgjedhjen e ideve të reja apo të biznesve ekzistuese.

Grante nga 3,000 deri në 5,000 euro do të jenë në dispozicion për sipërmarrjet femërore, ndërsa projekti ka si synim kryesor fuqizimin ekonomik të grave në zonën ndërkufitare Shqipëri – Mali i Zi.
Ky projekt zbatohet në partneritet nga Bashkia Ulqin, MOGUL dhe CODE Partners dhe bashkëfinancohet nga Programi IPA CBC Mali i Zi – Shqipëri 2014–2020. Organizatorët falënderuan pjesëmarrëset për pyetjet dhe angazhimin e tyre gjatë sesionit.






