Një konflikt i regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër ka çuar në nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë për një 45-vjeçar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shkodrës ka referuar në Prokurori edhe disa raste të tjera shkeljesh ligjore.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 45 vjeç, i cili më datë 28.01.2026, në ambientet e Spitalit Rajonal Shkodër, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin kosovar N. G., 47 vjeç.

Në vijim, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. M., banues në fshatin Bardhaj, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa identifikuese.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. P., 40 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër nisën procedimi penal për shtetasin E. S., 41 vjeç, banues në Vermosh, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Sipas policisë, më datë 28.01.2026, ai nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Bashkim, për kryerjen e procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Share.
error: Content is protected !!