Burime per SHKODRASOT, bejne me dije se një nga tre të rinjtë e përfshirë në aksidentin e ndodhur në Vaun e Dejës është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi ka pësuar dëmtime në kokë. Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin rajonal, mjekët vendosën dërgimin e tij në kryeqytet për trajtim të avancuar.

Aksidenti u regjistrua në zonën e njohur si ura e Spatharit, ku automjeti me të cilin udhëtonin tre të rinjtë dyshohet se ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujë. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia.

Dy të rinjtë e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po monitorohen, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Share.
error: Content is protected !!