Një person ka pësuar djegie në Shkodër, si pasojë e një zjarri të rënë në një godinë banimi, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur shpëtimi i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen “Partizani”, ku është përfshirë nga flakët një godinë e vjetër, ku banonte shtetasi S. B., rreth 80 vjeç.

Sipas informacioneve, zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga godina e përfshirë nga flakët, duke shmangur pasoja më të rënda për jetën e tij.

Si pasojë e zjarrit, i moshuari ka pësuar djegie dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit, ndërsa po verifikohen edhe rrethanat në të cilat ka shpërthyer flaka.

Share.
error: Content is protected !!