Një rast i largimit nga banesa është denoncuar pranë Policisë së Shkodrës, ku një 51-vjeçar ka kallëzuar zhdukjen e bashkëshortes së tij.
Sipas burimeve zyrtare, më datë 20.04.2026, shtetasi D. T., 51 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, është paraqitur në polici duke kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. T., 40 vjeçe, është larguar nga banesa.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen e saj, duke angazhuar strukturat përkatëse dhe duke bashkëpunuar me njësi të tjera policore. Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet vijojnë pa ndërprerje, ndërsa po mblidhen informacione që mund të ndihmojnë në lokalizimin e 40-vjeçares.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, duke verifikuar çdo element që mund të ketë ndikuar në largimin e saj, përfshirë edhe marrëdhëniet familjare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ndërsa kërkimet dhe hetimet vijojnë.
