Skuadra e Vllaznia U18 ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në çerekfinalen e Play-Off-it të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Pogradeci U18.
Takimi, i vlefshëm për ndeshjen e parë të kësaj faze, u dominua nga vajzat shkodrane, të cilat arritën të kontrollojnë lojën në të tre setet, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit.
