Vllaznia në taekëondo ka arritur një sukses në Kupën e Shqipërisë. Ky kompeticion u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku morën pjesë të gjitha ekipet kombëtare. Kështu, Vllaznia u shpall kampione me ekipin e fëmijëve, ndërsa n/kampione me ekipin e të rriturve, të rinjve dhe para-të rinjve. Trajneri i Vllaznisë, Elion Puka, tha se ky sport ka masivizim të madh dhe janë hapur ekipe në disa zona të veriut.

Në total, Vllaznia u përfaqësua me 68 sportistë, duke arritur 14 vende të para, 21 vende të dyta dhe 25 vende të treta.

Share.
error: Content is protected !!