Vllaznia e basketbollit për meshkuj e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Kampionatit Kombëtar të Superligës, duke fituar me rezultatin 99–70 ndaj Flamurtarit. Kuqeblutë dominuan që nga fillimi i takimit, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 52–35 dhe duke ruajtur ritmin e lartë deri në fund.

Në mungesë të dy titullarëve, Klajdi Kiri dhe Parker, trajneri Llazani aktivizoi lojtarët e rinj si Aron Kruja, Sead Kopliku dhe Jordi Preka, të cilët dhanë përgjigje pozitive në parket.

Më të mirët për Vllazninë ishin Julian Bryant (23 pikë), Arlando Arnold (19 pikë) dhe Justin Thomas (15 pikë), ndërsa për Flamurtarin spikati Jalyn Williams me 26 pikë.

Share.
error: Content is protected !!